Kryeministri japonez për Kissinger: “Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Azi”

Bota

Kryeministri japonez për Kissinger: “Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Azi”

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 09:36
Xie Fang

Kryeministri japonez Fumio Kishida nderoi sot kontributin e rëndësishëm të dhënë nga figura historike e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger, për paqen dhe stabilitetin në Azi.

“Henry Kissinger dha një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke përfshirë në veçanti normalizimin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Kinë,” tha Kishida para gazetarëve.

Ambasadori i Kinës në SHBA, Xie Fang, e përshkroi sot vdekjen e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, një arkitekt bashkëpunimi midis Pekinit dhe Uashingtonit në vitet 1970, si një “humbje të madhe”.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i vdekjes së Kissinger në moshën 100-vjeçare,” tha ambasadori Xie përmes X, në reagimin e parë zyrtar të Kinës ndaj lajmit për vdekjen e tij.

“Kjo është një humbje e madhe për dy vendet tona dhe për botën,” shtoi diplomati kinez, sipas të cilit “kontributi i tij në marrëdhëniet Kinë-SHBA do të mbetet në histori” dhe “do të mbetet përgjithmonë i gjallë në zemrat e kinezëve si një mik i vjetër i dashur”.

Henry Kissinger luajti një rol kyç në afrimitetin e SHBA-së me Kinën e Mao Ce Dunit (1949-1976), duke bërë udhëtime tepër sekrete në Pekin për të organizuar vizitën historike të ish-presidentit amerikan Richard Nixon në kryeqytetin kinez në 1972.

Kjo qasje i dha fund izolimit të gjigantit aziatik dhe kontribuoi në ngritjen e shpejtë të fuqisë së tij në skenën botërore, mbi të gjitha në nivelin e ekonomisë.

Henry Kissinger, i cili festoi 100-vjetorin e lindjes në maj, vazhdoi të ishte një bashkëbisedues i privilegjuar me shumë njerëz të fuqishëm të botës, edhe pse kishte dekada që ai nuk ishte më në krye të politikës së jashtme amerikane.

Në korrik, kur ai shkoi në Pekin dhe u prit nga presidenti i Kinës, Xi Jinping e quajti atë një “diplomat legjendar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat