Foshnja katërmuajshe gjendet e gjallë në një pemë pas tornados në Tenesi

Bota

Foshnja katërmuajshe gjendet e gjallë në një pemë pas tornados në Tenesi

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:33
Foshnja

Pas tornados në Tenesi, një foshnjë katërmuajshe është gjetur e gjallë në një pemë.

Prindërit e saj kanë bërë të ditur shiu i rrëmbyeshëm kishte dëmtuar shtëpinë e tyre, duke e marrë kështu edhe foshnjën.

Foshnja, vëllai i tij njëvjeçar dhe prindërit pësuan vetëm disa lëndime dhe mavijosje të vogla, shkruan BBC.

Derisa tornado u afrua, nëna e dy fëmijëve, 22-vjeçarja, Sydney Moore, tha se çatia e shtëpisë së tyre lëvizëse ishte dëmtuar.

“Filloi tornado dhe mori koshin me foshnjën time në të. Diçka në mua më tha të vrapoja dhe të hidhesha mbi fëmijën tim, por momentin që u hodha mbi të, muret u shembën, unë po shtypesha, nuk mund të merrja frymë”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat