Ukraina zhvilloi bisedime sekrete për luftën me vendet e G7 dhe “Global South”

Bota

Ukraina zhvilloi bisedime sekrete për luftën me vendet e G7 dhe “Global South”

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:07
Foto nga takimi

Takimet sekrete janë mbajtur disa herë, ku i fundit është mbajtur në Arabinë Saudite në mes të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Në të morën pjesë këshilltarë të sigurisë kombëtare nga vendet partnere të G7 të Kievit, si dhe nga India, Arabia Saudite dhe Turqia.

Në një moment, përfaqësues të Kinës, Brazilit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe morën pjesë në takime të tilla, por pjesëmarrja e tyre nuk u shfaq për publikun.

Dihet se bisedimet ndër të tjera kishin të bënin me përpjekjen e Ukrainës për të provuar se mosgatishmëria e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt për të negociuar një armëpushim nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe nxitet nga propaganda ruse.

Ndër të tjera, ata diskutuan kërkesat e Kievit për të arritur një armëpushim dhe se si vendet pjesëmarrëse planifikonin të ndërveprojnë me Moskën në të ardhmen.

Ndryshe, nuk dihet se sa të suksesshme kanë qenë bisedimet mes palëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat