Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen përpara zgjedhjeve parlamentare

Bota

Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen përpara zgjedhjeve parlamentare

Më: 29 janar 2024 Në ora: 22:34
Irakli Garibashvili

Kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvili, dha dorëheqjen nga detyra të hënën, duke thënë se donte t’i linte kohë zëvendësuesit të tij për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare.  Zgjedhjet atje pritet të mbahen në tetor.

Garibashvili tha se në vend të kësaj i ishte ofruar puna e kreut të partisë qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane”, një lëvizje që ai tha se do të diskutohej në një kongres partie të enjten.

Mediat gjeorgjiane, duke përfshirë kanalet televizive të lidhura me qeverinë dhe opozitën, raportuan se Irakli Kobakhidze, udhëheqësi aktual i Ëndrrës Gjeorgjiane, do të pasonte Garibashvilin si kryeministër, diçka e konfirmuar për Reuters nga një burim i afërt me partinë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat