Turqia arreston shtetasin rus në termocentralin bërthamor, dyshohet se punon për Shtetin Islamik

Bota

Turqia arreston shtetasin rus në termocentralin bërthamor, dyshohet se punon për Shtetin Islamik

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Autoritete turke kanë arrestuar një shtetas rus.

Ai dyshohet se punonte në një termocentral bërthamor në ndërtim. I arrestuar dyshohet se punon për Shtetin Islamik.

I dyshuari u kap duke punuar me një identitet të rremë në termocentralin bërthamor Akkuyu në provincën mesdhetare të Mersinit, në bregdetin jugor të Turqisë.

Kujtojmë se javën e kaluar, ministri i Brendshëm i Turqisë, tha se policia turke kishte arrestuar 147 persona të dyshuar për lidhje me shtetin islamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat