Erdogan viziton Egjiptin për herë të parë pas 12 vitesh

Bota

Erdogan viziton Egjiptin për herë të parë pas 12 vitesh

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:05
Foto nga takimi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar Egjiptin për herë të parë pas 12 vitesh.

Presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine, mbërritën në Kajro me një avion privat nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u pritën ngrohtësisht, me një ceremoni zyrtare, nga presidenti egjiptian Al Sisi.

Erdogan u shoqërua nga Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, Ministri i Financave Mehmet Simsek, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Katsir.

Në takimin e dy liderëve, përveç marrëdhënieve dypalëshe, u diskutua edhe për situatën në Gaza, Mesdheun Lindor, Libinë dhe Sirinë.

Marrëdhëniet Egjipt-Turqi, të cilat kanë hyrë në një periudhë stagnimi prej kohësh, konsiderohen të rëndësishme për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit, thonë zyrtarët e qeverisë turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat