Mbi 2 mijë ekrane të vendosur në hapësira publike në Bjellorusi hakohen, transmetohet adresimi i opozitares në ekzil

Bota

Mbi 2 mijë ekrane të vendosur në hapësira publike në Bjellorusi hakohen, transmetohet adresimi i opozitares në ekzil

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Bjellorusia është duke u bërë gati për zgjedhje, ku mbi 2 mijë ekrane të  vendosur në hapësira publike u hakuan dhe në ta u shfaq fjalimi i lideres së opozitës në ekzil, duke u dëgjuar për më shumë se dy orë në shumë hapësira.

Siç raporton Sky News, hakimi është kryer nga një grup i ish-policëve që aktualisht janë në ekzil.

Në adresimin e Sviatlana Tsikhanouskaya, ajo i bën thirrje qytetarëve bjellorusë që të bojkotojnë zgjedhjet dhe të mbështesin Ukrainën.

Tsikhanouskaya është në ekzil në Lituani, pasi kishte sfiduar Alexander Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Votimi pritet të “çimentojë” liderin autoritar, Lukaneshkon i cili njoftoi sot se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat