Zyrtari i British Airways arratiset në Indi pas skandalit të emigrantëve në aeroportin e Londrës

Bota

Zyrtari i British Airways arratiset në Indi pas skandalit të emigrantëve në aeroportin e Londrës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një kontrollor i linjave ajrore britanike British Airways është arratisur drejt Indisë pas akuzave se ka organizuar një skemë ilegale emigracioni nga zyra e tij në aeroportin e Londrës, prej më shumë se pesë vjetësh, me një fitim më shumë se 3 milionë paundë.

I dyshuari 24 vjeçar që punonte në Terminalin 5 të aeroportit, i kërkonte klientëve 25,000 paunde secilit për të organizuar fluturimin pa dokumentacionin e duhur, thanë autoritetet.

Policia britanike po punon tashmë me homologët në Indi për gjetjen e burrit ende të paemëruar, që u zhduk pas lirimit me kusht nga arrestimi.

Si pjesë e mashtrimit, personat kryesisht nga India, fluturonin drejt Britanisë me vizë vizitorësh nga ku më pas fluturonin në vende të tjera, shkruan e përditshmja TheSun.

Të tjerë klientë ishin azil-kërkues që deklaronin se trembeshin të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës.

Alarmi u ngrit fillimisht nga autoritetet kanadeze pas disa vitetsh qe klientë të linjave britanike drejt Toronto ose Vancouver, kërkonin azil menjëherë pas zbritjes.

Hetimet zbuluan se udhëtarët kishin një autorizim elektronik eTA — për të hyrë në një vend të caktuar që jepet vetëm me ndihmën e linjave britanike British Airways.

Zyrtari dyshuar u ndalua më 6 janar por u lirua me kusht dhe u largua drejt Indisë nga aeroporti i  Heathrow në Londër.

Një burim i The Sun tha: “Ai shfrytëzonte këtë boshllëk ligjor ku kontrollet e emigracionit kryheshin nga vetë zyrtarët e linjës ajrore. Duke vendosur të dhëna të gabuara ai pretendonte se kishin autorizimin eTA. Kur mbërrinin në destinacion pasagjerët flaknin dokumentet e tyre dhe kërkonin azil. Shumë prej tyre vinin në Londër për të paguar që ai t’i dërgonte në Kanada”.

Zyrtarët e rendit thanë se nuk mund të komentonin gjatë kohës së zhvillimit të hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat