Dy burra u vranë pasi predha goditën qytetin ukrainas

Bota

Dy burra u vranë pasi predha goditën qytetin ukrainas

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Dy burra u vranë dhe një grua u plagos në granatimet ruse në verilindje të Ukrainës, sipas një zyrtari.

Oleg Synegubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv, tha se forcat ruse goditën qytetin e Kupiansk me armë kundërajrore më herët sot.

Dy burra të moshës 59 dhe 39 vjeç u vranë dhe një grua u plagos, tha ai, duke shtuar se disa njerëz "me sa duket" ishin ende nën rrënoja.

Ndërtesat e banimit dhe infrastruktura civile janë dëmtuar gjithashtu, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat