Sulmohet me dronë qyteti rus – bombardohet kompleksi ku ndërtohen aeroplanët ushtarakë

Bota

Sulmohet me dronë qyteti rus – bombardohet kompleksi ku ndërtohen aeroplanët ushtarakë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 12:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një seri shpërthimesh ndodhën në qytetin rus të Taganrog, rajoni i Rostovit.

Autoritetet ruse lokale njoftuan se kanë përjetuar sulme masive me dron, të cilat kanë zgjatur më shumë se një orë.

Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasyl Golubev, e quajti atë “masiv” dhe tha se sulmi u zmbraps nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore Ruse.

Sipas banorëve, ata dëgjuan më shumë se 20 shpërthime mbi qytet, raporton ukrinform.

Sulmet kanë dëmtuar Kompleksin Shkencor dhe Teknik të Aviacionit Taganrog Beriev, ku ndërtohen dhe riparohen aeroplanët e transportit ushtarak të llojeve të ndryshme.

Ndryshe, ukrainasit herë pas here po organizojnë sulme brenda territorit rus, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të vendit, të cilën Rusia e ka nisur në vitin 2022. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat