I dërguari i Izraelit në OKB bën thirrje për dorëheqjen e Guterres: 90 përqind e kohës së tij është e zënë me situatën në Gaza

Bota

I dërguari i Izraelit në OKB bën thirrje për dorëheqjen e Guterres: 90 përqind e kohës së tij është e zënë me situatën në Gaza

Më: 11 mars 2024 Në ora: 08:27
Antonio Guterres

Ambasadori i Izraelit në OKB i ka bërë thirrje Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare, të japë dorëheqjen.

“Nëntëdhjetë për qind e kohës së tij është e zënë me situatën humanitare në Rripin e Gazës”, tha Gilad Erdan për Radion e Ushtrisë Izraelite, duke pretenduar se ai nuk i ka kushtuar kohë robërve izraelitë dhe familjeve të tyre.

Erdan shtoi se Guterres i bëri presion Izraelit që të ndalonte luftën.

“I bëj thirrje që të japë dorëheqjen”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat