Raketa ruse godet një ndërtesë, së paku dy të vdekur në Ukrainë

Bota

Raketa ruse godet një ndërtesë, së paku dy të vdekur në Ukrainë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy të vdekur dhe 30 të plagosur pasi raketa goditi një ndërtesë apartamentesh.

Një raketë ruse ka vrarë dy persona pasi goditi një ndërtesë apartamentesh në një qytet qendror të Ukrainës, tha Volodymyr Zelensky.

Sulmi në Kryvyi Rih plagosi rëndë pesë persona dhe plagosi 25 të tjerë, sipas guvernatorit të rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak.

Mes të plagosurve rëndë ishte një fëmijë, tha udhëheqësi ukrainas, raporton skynews.

“Një kërkim është duke u zhvilluar për njerëzit nën rrënoja”, tha Zelensky.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat