Australia rifillon financimin për UNRWA-n, premton ndihma për Gazën

Bota

Australia rifillon financimin për UNRWA-n, premton ndihma për Gazën

Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:05
Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong

Australia do të rivendosë fondet për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për ndihmë për palestinezët (UNRWA), disa javë pasi agjencia humbi qindra miliona dollarë në mbështetje pas akuzave izraelite se disa nga stafi i saj me bazë në Gaza morën pjesë në sulmin e 7 tetorit.

Associated Press raporton se qeveria australiane gjithashtu u zotua të premten të rrisë ndihmën për Gazën, me ministren e Jashtme, Penny Wong duke shprehur tmerrin për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza.

Lëvizja e Australisë pason Suedinë, Komisionin Evropian dhe Kanadanë në rivendosjen e fondeve për UNRWA-n.

Kjo kishte parë ngrirjen e fondeve të saj ndërkombëtare ndërsa po hetoheshin akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat