Kundërshtari i Putinit! - Rajoni nordik "është udhëheqës në Evropë"!

Bota

Kundërshtari i Putinit! - Rajoni nordik "është udhëheqës në Evropë"!

Nga: Nora Thorp Bjørnstad/VG Më: 17 mars 2024 Në ora: 19:14
M. Khodorkovskyj

M. Khodorkovskyj ishte më parë pronar i kompanisë së naftës Yukos dhe ndër njerëzit më të pasur në botë. Pasi oligarku u grind me Putinin, ai u burgos për 10 vjet, njëherit u bë një aktivist i të drejtave të njeriut pasi u largua nga atdheu i tij dhe shkoi në mërgim në Britani.

Për të penguar Putinin që të përdorë valixhen bërthamore, do të funksionojë vetëm një pozicion i qartë i kundërshtarëve të  tij, beson Khodorkovsky.

Fakti që SHBA dhe Kina e kanë paralajmëruar Rusinë se do të sulmojnë forcat ruse, nëse ajo përdorë armë bërthamore dhe taktike në Ukrainë, kjo ka pasur një efekt parandalues ​​ndaj Putinit, beson ai.

- Ai e kupton fortë mirë se situata e tij do të përkeqësohet nëse e përdor atë. Por nëse pikëpamja e tij për të ndryshon, atëherë është një çështje krejtësisht tjetër për botën, thotë mërgimtari, Khodorkovsky.

Në një konferencë shtypi më 13 mars, presidenti Putin tha se është gati të përdorë armë bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti i Rusisë!

Ish pronari i naftës ka udhëtuar nëpër botë dhe ka vizituar shumë liderë politikë, ai përmes punës së tij për të drejtat e njeriut në dekadën e fundit, është i bindur se Norvegjia dhe fqinjët e saj shkëlqejnë në kuptimin e tyre ndaj Rusisë.

"Pra, vendet nordike janë aktualisht në krye të Evropës për sa i përket kuptimit dhe perceptimit të rrezikut real që vjen nga regjimi i Putinit", thotë ai për VG.

Khodokovskyj thekson se ne në veri jemi më afër asaj që ai e quan "teatri" i operacioneve ushtarake dhe beson se njohuritë që vijnë nga vendet në fjalë, duhet të merren  parasysh edhe nga të tjerët dhe në një masë edhe më të madhe.

- Mendoj se perceptimi i tyre për situatën duhet të përhapet edhe në vendet e tjera të BE-së dhe NATO-s, thotë ai për VG.

Njohuritë e vendeve nordike vijnë pjesërisht nga afërsia gjeografike me Rusinë, e cila vjenë jo vetëm me një rrezik për këtë Europën Veriore…)

Këtu duhet të mirret  parasysh jo vetëm rrezikun ushtarak, por edhe ato kriminale dhe inteligjente, po flasim për veprime kriminale diversante. Mund të shohim se regjimi i Putinit zbaton taktikat e frikësimit dhe kërcënimit për kundërshtarët e tij të mbrendshëm dhe jashtë Rusisë, kurse komuniteti ndërkombëtar duket sikur nuk e merrë seriozisht kërcënimin. Ideja e "Paqes në botën e pas Luftës së Ftohtë" është në varrosë, sepse për fat të keq jemi kthyer në vitet 1950 dhe 1960. Sa më shpejt që njerëzit ta kuptojnë, aq më e madhe është humbja që mund të shmanget, thotë mërgimtari i Rusisë për  VG.

Prej kohësh, opozita ka qenë e fragmentuar, sepse regjimi i Putinit i ka penguar kandidatët e opozitës të mbledhin nënshkrime të mjaftueshme për të kandiduar. 

Në zgjedhjet e fundit, Putin mori 10 milionë vota mashtruese, sipas statistikave të pavarura.

Opozita tani po u bën thirrje mbështetësve të saj që të demonstrojnë kur votojnë, duke u paraqitur të veshur bardh e blu, ngjyrat e lëvizjes ruse kundër luftës. Qëllimi është që të tregohet se sa shumë kundërshtarë ka Putini.

Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu ka shumë punë për të bërë, ata duhet të thonë njëzëri se këto zgjedhje nuk janë të pranueshme, sepse janë jo demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat