Pamje nga Avdiivka ku ushtari rus kryen vjedhje në pronat e ukrainasve: Na nevojitet vetëm një veturë që t’i marrim të gjitha

Bota

Pamje nga Avdiivka ku ushtari rus kryen vjedhje në pronat e ukrainasve: Na nevojitet vetëm një veturë që t’i marrim të gjitha

Më: 18 mars 2024 Në ora: 17:16
Pamje nga Avdiivka

Në një video të postuar nga një ushtar rus në Avdiivka shihet sesi i referohet me emër dikujt “Larisa”, derisa ecë nëpër rrënojat e këtij qyteti ukrainas.

“Larisa të dua. Jam në Avdiivka! Shiko, këto janë pamjet nga Avdiivka. Nëse nuk më beson, shiko, jam në Avdiivka”, thotë ushtari rus.

“Shiko si është shkatërruar gjithçka këtu. Ta shikojmë më afër. Po eci Larisa, jam në Avdiivka. Askush nuk më besoi që kam ardhur këtu. Jam vullnetar. Larisa të dua! Larisa ka gjithçka që në këto shtëpi. Ka televizorë dhe gjithçka. Thjesht na duhet një veturë që t’i marrin të gjitha nga këtu”, thotë ushtari rus, një dëshmi tjetër që Kremlini ka dërguar njerëz enkas për vjedhjen e pronës së ukrainasve.

Avdiivka para luftës kishte 32 mijë banorë dhe së fundmi ka rënë në kontrollin e rusëve. Në betejën për këtë rajon rusët e paguan me një kosto të lartë, ku ushtarët e Putinit akuzuan eprorët e tyre se i dërguan si mish për top.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati thënë se vendimi për t’u tërhequr nga Avdiivka ishte marrë për të shpëtuar jetën e ushtarëve të tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat