Ish-kryeministri i Ukrainës thotë se Putini nuk fiton, por Perëndimi po humb

Bota

Ish-kryeministri i Ukrainës thotë se Putini nuk fiton, por Perëndimi po humb

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:26
Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, foli pas fitores së gjerë të pritur të presidentit rus,  Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale ruse.

“Nuk është Putini ai që po fiton,” tha ai duke shtuar se rezultati tregoi se Perëndimi dhe të lirët në prag të humbjes.

Yatsenyuk, i cili ishte kryeministër i Ukrainës nga 2014-2016, duke përfshirë edhe kohën kur Rusia aneksoi Krimenë, tha se Ukraina duhet të përpiqet të rimarrë gadishullin e pushtuar, raporton BBC.

Ai i tha BBC-së se mungesa e përgjigjes së fortë të Perëndimit ndaj okupimit të Krimesë ishte një “shenjë e qartë se Putini do të ecë përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat