Ndihmat për Ukrainën, ndalojnë Putinin!

Bota

Ndihmat për Ukrainën, ndalojnë Putinin!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 18 mars 2024 Në ora: 20:09
Vladimir Putin

Ben Hodges, ish-komandant i forcave amerikane në Evropë, thotë në një intervistë për transmetuesin finlandez Yle , se duhet të tregohet forca nëse lufta do të përfundojë.

Vetëm përdorimi i forcës ose kërcënimet për përdorimin e forcës mund ta ndalin Vladimir Putinin. Asgjë nuk ndodh derisa Putin të shohë se ai mund të humbasë, beson Hodges.

Duhet bërë shumë përpara se Putini të dëshirojë negociatat.

Vetëm atëherë presidenti i Rusisë, i cili u rizgjodh pas zgjedhjeve të diskutueshme të fundjavës, do të shikojë përreth, për një rezultat negocimi që mund të ruajë pozicionin dhe fuqinë e tij, mendon  gjenerali.

Ai mbështetet nga studiuesi i lartë Karsten Friis në Institutin Norvegjez të Politikës së Jashtme (Nupi).

Hodges ka të drejtë. Duhet shumë përpara se Putini të dëshirojë të negociojë. Humbjet ushtarake janë ndoshta e vetmja gjë që mund ta detyrojë atë , dhe asgjë tjetër, shkruan Friis në një e-mail drejtuar Dagsavisen.

Hodges: Mund ta bëjë Rusinë të mendojë për alternativa!

Sipas Ben Hodges, çështja e detyrimit dhe përdorimit të forcës nuk ka të bëjë me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, por me shfaqjen e forcës përmes mbështetjes së vazhdueshme për luftën e Ukrainës dhe forcave ukrainase në terren, si dhe detyrimin e Rusisë që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gjenerali i referohet edhe veprimeve të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron. Macron nuk e ka përjashtuar mundësinë që forcat e NATO-s të hyjnë në Ukrainë, pavarësisht se sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg e ka hedhur poshtë këtë mundësi. Hodges beson se lëvizja e Macron është e një natyre taktike.

Një "pasiguri strategjike" e tillë, pra mundësia e forcave të NATO-s në Ukrainë, mund ta bëjë Rusinë të mendojë për opsione të ndryshme dhe skenarë kërcënimi, thekson Hodges për Yle.

Vetë Putin ka komentuar lëvizjet e Macron.

Mund ta çojë botën në prag të luftës së tretë botërore, tha Putin i pyetur nga një gazetar i Reuters në një konferencë për shtyp të dielën në mbrëmje.

Është e qartë për të gjithë se kjo do të jetë një hap larg një lufte të tretë botërore në shkallë të plotë. Unë mendoj se vështirë që dikush do të ishte i interesuar për të, tha presidenti rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat