Zelensky i thotë senatorit amerikan gjatë vizitës në Kiev, se është shumë e rëndësishme ndihma amerikane për vendin e tij

Bota

Zelensky i thotë senatorit amerikan gjatë vizitës në Kiev, se është shumë e rëndësishme ndihma amerikane për vendin e tij

Më: 18 mars 2024 Në ora: 20:37
Foto nga takimi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pritur në vizitë senatorin amerikan në Kiev.

Gjatë takimit të tyre, ai i tha senatorit amerikan se ndihma është “kritike” për vendin e tij.

Ndërsa ndihma thelbësore e SHBA mbetet e ndaluar në Uashington, senatori republikan Lindsey Graham vizitoi Ukrainën të hënën.

E në videon e shpërndarë në X, Zelensky përshëndeti Grahamin në Kiev, dhe thkesoi se është “kritike” që Ukraina të vazhdojë të marrë “ndihmë ushtarake dhe teknike”.

Republikanët besnikë të Donald Trump kanë qenë pengesa kryesore për një paketë ndihme me vlerë potencialisht 48 miliardë dollarëshe për Ukrainën.

“Tani kjo është një periudhë shumë sfiduese për Ukrainën”, i tha Zelenskyy senatorit Graham.

“Ne donim të dëgjonim se çfarë mendoni për këtë? Çfarë të mendoni për mbështetjen, mbështetjen e ardhshme”, pyeti presidenti ukrainas.

E Graham tha “do të flasin për të gjitha”, por se fillimisht theksoi se “admiron” atë që Zelensky dhe populli ukrainas “kanë bërë për dy vjet”.

“Putini do të hyjë në histori ashtu si të gjithë njerëzit si Putini do të hyjnë në histori. Është vetëm çështje kohe”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat