LIVE: Sulmi masiv në Moskë, publikohen pamje të papara deri më tani – Zelensky ka një “parashikim të keq” për Putinin!

Bota

LIVE: Sulmi masiv në Moskë, publikohen pamje të papara deri më tani – Zelensky ka një “parashikim të keq” për Putinin!

Nga: Bota sot Më: 24 mars 2024 Në ora: 06:52 Përditësuar në ora: 19:17 më 24.03.2024
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Ukraina thotë se do ta bëjë, edhe nëse SHBA-ja i kërkon që të mos godasë rafineritë e çmuara të naftës të Rusisë

Ukraina thotë se do të synojë rafineritë ruse të naftës nëse dëshiron, duke i quajtur ato objektiva legjitime ushtarake, pasi SHBA thuhet se i kërkuan asaj që të mos bënte një gjë të tillë mbi shqetësimet rreth rritjes së çmimeve të naftës dhe potencialin për hakmarrje.

Siç kujtojnë mediat e huaja, Ukraina ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë muajt e fundit, duke kryer sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi në disa nga rafineritë e saj më të mëdha të naftës.

Pasojat kanë përfshirë uljen e prodhimit, rritjen e çmimeve dhe dëmtimin e kapaciteteve industriale ushtarake.

Por tani, SHBA po i kërkon Ukrainës që të shmangë shënjestrimin e këtyre objekteve, me zyrtarët në Uashington që ngrenë shqetësime se sulmet e vazhdueshme do të rrisin çmimet globale të naftës, gjë që do të reflektonte keq në administratën Biden pak para zgjedhjeve të 2024.

SHBA thuhet gjithashtu se shprehu shqetësime se goditjet në industrinë kryesore ruse mund të provokojnë hakmarrje nga Rusia kundër objekteve energjetike në të cilat mbështeten vendet perëndimore.

Dhe menjëherë pas një raporti të Financial Times, një zyrtar i qeverisë ukrainase u përgjigj publikisht, duke thënë se Ukraina do të vazhdojë të godasë rafineritë e naftës, shkruan Business Insider.

Sipas Zëvendëskryeministres për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik Olga Stefanishyna, zyrtarët në Kiev besojnë se rafineritë janë “shënjestra absolutisht legjitime nga pikëpamja ushtarake”.

“Ne i kuptojmë thirrjet e partnerëve tanë amerikanë”, tha ajo. “Në të njëjtën kohë, ne po luftojmë me aftësitë, burimet dhe praktikat që kemi”.

Ndryshe, Rusia nuk është shmangur nga kryerja e sulmeve në infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në 2022.

Vetëm të premten, forcat ruse kryen një sulm masiv të përbërë nga dronë dhe raketa, më i madhi që nga fillimi i luftës, që ndërpreu energjinë elektrike në qytete dhe qendra të shumta urbane.

Sulmi përfshinte gjithashtu një sulm në hidrocentralin Dnipro.

Në anën tjetër, edhe sulmet e fundit të Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike të Rusisë kanë qenë mjaft efektive.

Më shumë se 10 rafineri dhe depo kryesore janë dëmtuar dhe çmimet e naftës janë rritur në javët e fundit. Një sulm i madh vetëm javën e kaluar goditi disa rafineri, duke shkaktuar dëme masive.

Strategjia, tha një zyrtar ukrainas në atë kohë, ishte “të privojë armikun nga burimet dhe të reduktojë rrjedhën e parave të naftës dhe karburantit”.

Këto sulme kërcënojnë një “nyje kryesore ekonomike” për Rusinë, si dhe një burim shumë të rëndësishëm lufte. 

Putin u përpoq ta lidhë Ukrainën me sulmin e ISIS-it në Moskë, reagon Zelensky

Volodymyr Zelensky ka thënë se është mirënjohës për të gjithë ata që reaguan shpejt kundër propagandës së Vladimir Putinit, i cili u përpoq që ta fajësojë Ukrainën për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.

Presidenti ukrainas falënderoi të gjithë komunitetin ndërkombëtar që nuk ranë në grackën e shtetit rus “që u mundua të mashtrojë botën përmes propagandës dhe shantazhit”.

Putin gjatë ditës së djeshme ka deklaruar pa dhënë prova, se të dyshuarve për të shtënat në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” iu ofrua një “dritare” për të kaluar kufirin në Ukrainë.

“Rusia duhet ta humbasë luftën në Ukrainë, sepse është mënyra e vetme për të mbrojtur me siguri jetët njerëzore”, vazhdoi Zelensky.

Ai akuzoi Rusinë se ka sjellë “vdekje, dhimbje dhe terror në vend të ligjit ndërkombëtar”.

“Ukrainasit po mbrojnë me guxim atdheun e tyre dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, pohoi udhëheqësi ukrainas.

Ndryshe, përgjegjësinë për vrasjen e të paktën 137 personave dhe qindra të lënduarve e ka marrë organizata terroriste ISIS.

ISIS-i publikon pamje të papara deri më tani të sulmit në Moskë

Shteti Islamik ka publikuar një video të asaj që thotë se është sulmi në një sallë koncertesh pranë Moskës.

Videoja tregon një pamje nga afër të një prej personave të armatosur, raporton skynews.

Ai po hapte zjarr ndaj disa njerëzve teksa hyn në atë që duket të jetë vendi i ngjarjes.

Në fillim shihet një burrë i armatosur rëndë duke qëlluar me automatik drejt një korridori ku shumë trupa të pajetë tashmë janë shtrirë në dysheme. Kamera më pas i drejtohet njërit prej terroristëve, i cili godet me thikë një person në dysheme. Më pas, të katër burrat kalojnë nëpër një pjesë të shkretë të sallës ndërsa zërat e sulmuesve janë të deformuar.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin dhe SHBA-ja ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në pretendimet e tyre.

Ndërkohë, numri i personave të vrarë në sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” është rritur në 137.

Në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë, tha Komiteti rus I Hetuesisë, duke shtuar se 62 trupa janë identifikuar. 

Rritet numri i viktimave pas sulmit në “Crocus City Hall” në Moskë

Rritet numri i personave të vrarë pas sulmit në kryeqytetin rus, Moskë.

Numri i personave të vrarë në sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” është rritur në 137.

Kështu ka raportuar Komiteti Hetues i Rusisë, i cili ka ka dhënë edhe disa të tjera, raporton skynews.

Në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë, tha komiteti, duke shtuar se 62 trupa janë identifikuar deri më tani.

Njerëzit po kryejnë homazhe pranë vendit të koncerteve, në veriperëndim të Moskës, në një ditë zie kombëtare në Rusi.

Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet masive në Rusi.

Rusia dëshiron të sulmojë NATO-n, “por nuk mundet tani” – eksperti jep shpjegimin e tij

Agresioni nga ana e Rusisë përbën një kërcënim real për aleatët e NATO-s, por për momentin Moska nuk ka burime të mjaftueshme për këtë qëllim, kështu që Kremlini do të përdorë të gjitha mjetet për mbjelljen e kaosit dhe kërcënimin e vendeve që i sheh si një objektiv të përshtatshëm.

Këtë mendim e ka shprehur eksperti i Institutit Kombëtar për Studime Strategjike, Oleksiy Yizhak, shkruan Ukrinform.

“Kërcënimi për vendet e NATO-s (nga Rusia) është gjithmonë atje. Sapo rusët të shohin se është e sigurt të sulmosh dikë, ata do të sulmojnë…”, ka thënë Jizhak.

Ai vuri në dukje se, sipas mendimit të tij, tani rreziku i një lufte në shkallë të plotë kundër aleatëve të NATO-s është i ulët, por ka gjithmonë rreziqe hibride.

“Disa provokime, mbjellje kaosi – kjo është ajo që Rusia do të bëjë kurdo dhe kudo që të jetë e mundur… Kjo do të thotë, Rusia do të përdorë të gjitha mjetet për kaos tani, në çdo rast. “, parashikoi eksperti.

Duke komentuar mundësinë që Rusia të nisë një luftë të madhe kundër NATO-s, ai vuri në dukje se për ta bërë këtë, Moska së pari duhet të nënshkruajë një armëpushim dhe të ngrijë luftën me Ukrainën, përndryshe Rusia thjesht nuk do të ketë burime të mjaftueshme për një pushtim tjetër.

“Tani, unë do të thosha se ata duan ta bëjnë këtë, por nuk munden tani… Por sapo të bëhet e mundur, ata do të fillojnë (një luftë kundër aleatëve të NATO-s”, beson Yizhak.

Sipas ekspertit, për të mbijetuar, regjimi rus duhet të “eksportojë kaos”, dhe për këtë qëllim, rusët zgjedhin objektivat më të përshtatshëm.

“Tani u duket e leverdishme të kërcënojnë NATO-n, në një moment tjetër u duket e përshtatshme të kërcënojnë Moldavinë, pastaj dikë tjetër… Kërcënimi i NATO-s është i dobishëm për ta, sepse shpjegon pse përfitimet në luftën kundër Ukrainës janë shumë të kufizuara. Prandaj ata pretendojnë se po luftojnë me NATO-n”, vuri në dukje eksperti.

Në këtë kontekst, ai kujtoi se kur ministri rus i Mbrojtjes Shoigu i raportoi Putinit për marrjen e Avdiivkës, ai tha se rusët kishin mposhtur “një koalicion të udhëhequr nga NATO prej 67 vendeve” atje dhe tani ata janë “aq të fuqishëm sa mund të mposhtin NATO-n”.

“Unë mendoj se ideja është e njëjta këtu – të thuhet se do të sulmojnë NATO-n. Ata vërtet duan ta bëjnë këtë, thjesht nuk munden tani”, vlerëson Jizhak. 

Një raketë ruse ka shkelur hapësirën ajrore polake, vjen reagimi i Varshavës

Një nga raketat e lëshuara nga Rusia në sulmet kundër Ukrainës gjatë natës shkeli për pak kohë hapësirën ajrore të Polonisë, ka thënë ushtria e këtij vendi.

“Objekti hyri në hapësirën polake pranë qytetit Oserdow dhe qëndroi atje për 39 sekonda”, thanë forcat e armatosura në platformën e mediave sociale X, shkruajnë mediat e huaja.

“Gjatë gjithë fluturimit, ajo u vëzhgua nga sistemet e radarëve ushtarakë”.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se ai udhëtoi rreth 1.2 milje (2 km) në territorin polak.

Një zëdhënës i ushtrisë më vonë tha se hapësira ajrore polake tani ishte e sigurt dhe nuk kishte pasur shkelje të mëtejshme.

Ndryshe, siç ishte raportuar më herët, sulmet në Ukrainën perëndimore, me raketa që fluturonin afër Polonisë, i shtyu forcat e armatosura polake të “aktivizonin aeroplanët” për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore pranë kufirit të saj. 

Rusia thotë se sulmoi objektet energjetike të Ukrainës

Rusia goditi objektet e prodhimit të energjisë elektrike dhe gazit të Ukrainës në një seri sulmesh me raketa dhe dronë të dielën në mëngjes, tha ministria e saj e mbrojtjes.

Ai përdori "armë me precizion të lartë", njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Mbrojtja e Ukrainës shkatërroi 18 nga 29 raketa të lëshuara nga Rusia dhe 25 nga 28 drone sulmuese, tha forcat ajrore të Ukrainës në Telegram.

Kyiv u godit nga shpërthime të shumta në bombardimet ruse

Nga: A.Sh

Shpërthime të shumta kanë goditur Kievin dhe e gjithë Ukraina është vënë në gatishmëri pasi Rusia nisi një valë sulmesh ajrore.

Polonia thotë se ka aktivizuar forcat e saj ajrore për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake, pasi sulmet kishin në shënjestër edhe rajonin kufitar ukrainas të Lviv.

Sulmet nisën në kryeqytet në orën 05:00.

Ushtria ukrainase tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin të angazhuara në zmbrapsjen e sulmit.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se rreth një duzinë raketash ruse ishin shkatërruar mbi kryeqytetin dhe në afërsi të tij.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha si rezultat i sulmeve, shtoi ai në një deklaratë në Telegram.

Katër persona të armatosur mes 11 personave të arrestuar pas masakrës në vendin e muzikës në Rusi

Nga: A.Sh

Katër persona të armatosur janë në mesin e 11 personave të arrestuar në lidhje me masakrën në vendin e muzikës Crocus City Hall në Krasnogorsk, afër Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin është përpjekur të fajësojë Ukrainën për sulmin - duke shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga Volodymyr Zelenskyy.

Por burrat raportohet se janë nga Taxhikistani dhe një degë afgane e IS ka marrë tashmë përgjegjësinë.

Polonia aktivizon avionët ushtarakë pas sulmeve në Ukrainën perëndimore

Nga: A.Sh

Rusia ka nisur sulmet ajrore në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv, në orët e fundit.

Sulmi në Ukrainën perëndimore, me raketa që fluturonin afër Polonisë, i shtyu forcat e armatosura polake të "aktivizonin avionët" për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore pranë kufirit të saj.

Forcat e armatosura të Polonisë thanë në X: "Komanda Operacionale e forcave të armatosura po vëzhgon sonte aktivitet intensiv të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, lidhur me sulmet ajrore dhe raketore ndaj objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës.

“Të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake janë nisur dhe DO RSZ po monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme.

"Ne paralajmërojmë se avionët polakë dhe aleatë janë aktivizuar, gjë që mund të rezultojë në rritje të niveleve të zhurmës, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat