Udhëheqësit e G7 riafirmojnë mbështetjen e plotë për Izraelin: Irani rrezikon të destabilizon më tej rajonin!

Bota

Udhëheqësit e G7 riafirmojnë mbështetjen e plotë për Izraelin: Irani rrezikon të destabilizon më tej rajonin!

Më: 14 prill 2024 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Liderët e G7 kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për Tel Aviv.

Po ashtu, pas mbledhjes së sotme, në një deklaratë, është bërë me dije se G7 do të punojnë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.

“Me veprimet e tij, Irani ka ecur më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” është thënë në deklaratë nga presidenti i G7, përfaqësuesi italian, Antonio Tajani.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha ndër të tjera se shpreson që Izraeli të tregojë përmbajtje në përgjigjen e tij ndaj Iranit.

Shtëpia e Bardhë publikoi po ashtu një foto gjatë mbledhjes, ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk ishin  gjithashtu të pranishëm.

Edhe Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.

Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat