Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë – Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Bota

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë – Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Britania e Madhe do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të të ardhurave kombëtare deri në vitin 2030.

Ky lajm, siç raportojnë mediat britanike, pritet të bëhet i ditur nga kryeministri në atë që po vlerësohet si një forcim i politikës ushtarake në një kohë kërcënimesh në rritje.

Rritja e pritshme është më pak ambicioze sesa disa thonë se është e nevojshme – por do të thotë dhjetëra miliarda funte shtesë për forcat e armatosura gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Rishi Sunak kishte thënë më parë se çdo investim shtesë do të ndodhte vetëm kur kushtet ekonomike lejojnë.

Dhe ky “paralajmërim” duket se do të hiqet.

Lëvizja e Mbretërisë së Bashkuar vjen në një kohë të përshkallëzimit të kërcënimeve ndaj sigurisë globale të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme dhe një Kinë gjithnjë e “më e fortë”.

“Bota është më pak e sigurt se sa ka qenë në dekada”, ka thënë kryeministri, duke folur më herët gjatë një udhëtimi në Poloni, ku zbuloi gjithashtu një paketë të re armësh, municionesh dhe 500 milionë funte në fonde për forcat e armatosa ukrainase.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht shpenzon pak më shumë se 2% të PBB-së për mbrojtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat