Princi jordanez: Trump i rrezikshëm nga këndvështrimi ndërkombëtar

Bota

Princi jordanez: Trump i rrezikshëm nga këndvështrimi ndërkombëtar

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 13:41
Donald Trump, Zeid Ra’ad al Hussein

Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane të muajit të ardhshëm, Donald Trump është potencialisht i rrezikshëm nga ana një këndvështrimi ndërkombëtar, deklaroi sot Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu Princi i Jordanisë, Zeid Ra’ad al Hussein.

“Nëse Donald Trump është zgjedhur në bazë të asaj çfarë ai ka thënë, mendoj pa asnjë dyshim se ai do të jetë i rrezikshëm nga pikëpamja ndërkombëtare”, tha Zeid për gazetarët në Gjenevë.

“Disa nga deklaratat e Trump veçanërisht ato mbi torturën dhe njerëzit në nevojë kanë qenë thellësisht shqetësuese dhe të pavenda”, tha princi jordanez.

Muajin e kaluar, Zeid akuzoi manjatin e pasurive të paluajtshme të Nju Jorkut se po përhapte paragjykime poshtëruese raciale dhe fetare si dhe paralajmëroi një rritje të politikës populiste që mund të kthehet e dhunshme.

“Unë gjithmonë kam besuar se është detyrë e liderëve për të udhëhequr në mënyrë etike dhe morale”,  tha ai.

“Përdorimi i gjysmë të vërtetave është një vegël politike shumë e zgjuar sepse ashtu siç e di çdo protagonist, ju lejoni dëgjuesin që të plotësojë pjesën tjetër”, përfundoi Zeid.

Trump do të përballet me kandidaten demokrate, Hillary Clinton në garën për të zëvendësuar Barack Obamën në Shtëpinë e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat