Rreth një milion vetura janë vërshuar nga uragani Harvey

Bota

Rreth një milion vetura janë vërshuar nga uragani Harvey

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Sipas vlerësimeve më të reja, numri i veturave që janë vërshuar në Teksas, pasi që ky vend u godit nga uragani Harvey, është rritur në pothuajse një milion.

Dëme totale kanë pësuar shumë vetura të shtrenjta, të cilat pronarët e tyre nuk arritën t’i largojnë para stuhisë.

Pas vlerësimeve të para nën ujë kanë mbetur rreth gjysmë milion automobila dhe nga SHBA-ja vijnë lajme se ky numër është dyfishuar. 

Xhirime të shumta që kemi parë ditëve të fundit, tregojnë për dëme të mëdha dhe automobila të vërshuar në rrugë, parkingje, garazhe private dhe oborre.

Në mesin e veturave që janë vërshuar janë edhe modelet Ferrari, Mercedes AMG G63, Mercedes CLA etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat