Manifestim në Helsinki për rigjallërimin e jetës artistiko-kulturore

Diaspora

Manifestim në Helsinki për rigjallërimin e jetës artistiko-kulturore

Nga: Lili Verdha Më: 3 qershor 2021 Në ora: 21:14
Ilustrim

Gati 1.500 artistë dhe punonjës të fushave të ndryshme të Artit dhe Kulturës ??, veshur në të zeza, demonstruan sot pasdite për rreth 2 orë përballë godinës së Parlamentit ??, të distancuar 1,5 metra nga njeri-tjetri, duke mbuluar kështu gjithë hapsirën që nga Parlamenti dhe më tej midis Pallatit të Muzikës dhe Galerisë së Artit Modern "Kiasma" (në rikonstruksion) deri prapa tek hyrja e Bibliotekës së drunjtë "Oodi".

Llogaritet se epidemia e tanishme, që solli mbylljen prej më se 15 muajve të të gjitha institucioneve të Artit dhe Kulturës, si dhe anullimin e veprimtarive artistiko kulturore, ka shkaktuar një dëm prej afro 1 miliardë eurosh.

Manifestuesit, përfaqësues të më se 171 shoqatave dhe individëve në profesion të lirë (freelance) në fushën e Artit e Kulturës të Finlandës ??, në Peticionin e tyre, ndër të tjera, kërkuan lejimin e kontrolluar të veprimtarive masive artistiko-kulturore, kompensimin e humbjeve të jashtëzakonshme shkaktuar nga anullimi i aktiviteteve në kuadër të masave të ashpra antiepidemike, miratimin e fondeve të posaçme për rigjallërimin e jetës artistiko-kulturore, si edhe planifikimin të paktën e 1 për qind të buxhetit shtetëror për investime të drejtëpërdrejta në kulturë dhe art.

Peticioni iu dorëzua ministrit të sapoemëruar të Shkencës dhe Kulturës, Antti Kurvinen, i cili, në Fjalën e tij, premtoi se do t'i shohë me përparësi të gjitha kërkesat e paraqitura. Në miting e morën fjalën edhe mjaft artistë, shkrimtarë, regjizorë dhe personalitete të njohur të artit e kulturës.

Ndërkohë, po sot, Instituti i Shëndetit dhe Mirëqënies (THL) ??, njoftoi se, në varësi të situatës epidemike COVID-19, veprimtaritë artistiko-kulturore me mbi 500 vetë do të mund të lejohen ndofta jo më parë se fundi i Korrikut apo nga Gushti.--

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat