I dënuar më parë për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

I dënuar më parë për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:51
Policia italiane

Policia e Tortoretos në Itali ka vënë në pranga një shqiptar të dënuar më parë për trafik ndërkombëtar droge.

Policia zbatoi një urdhër burgu nga autoriteti gjyqësor i Katanias.

Kjo sepse shqiptari i arrestuar ishte dënuar me 6 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Aktiviteti i paligjshëm dyshohet se është kryer midis Shqipërisë, Greqisë dhe Siçilisë ndërmjet viteve 2006 dhe 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat