Dy dënime të tjera për vrasjen e Astrit Lamajt, që u gjet i murosur

Diaspora

Dy dënime të tjera për vrasjen e Astrit Lamajt, që u gjet i murosur

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:07
Vendi ku ndodhi vrasja

Dy dënimet të tjera për vdekjen e Astrit Lamajt, shqiptari 42-vjeçar që u zhduk në janar 2013, për t’u gjetur gjashtë vjet më pas, më 15 janar 2019, i murosur në një pus antik artezian në një rezidencë në Senago.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Monza ka dënuar Francesco Serio, 45 vjeç, nga Muggiò, me tre vjet burg, për fshehje kufome, dhe 2 vjet e 8 muaj për krime të lidhura me drogën, për të cilat ishte akuzuar.

I akuzuari tjetër, Cosimo Mazzola, 54 vjeç, nga Cabiate, u dënua 3 vjet për fshehje kufome dhe 6 vjet e 6 muaj për drogë.

Dënimet që janë shumë më të lehta nga ato të kërkuara nga akuza, respektivisht 12 e 14 vjet. Këto ishin dy dënimet e fundit për krimin e kryer, pasi të akuzuarit kryesorë ishin dënuar më herët me gjykim të shkurtuar.

Carmela Sciacchitano, 64 vjeç, siciliane rezidente në Genova, u dënua me 30 vjet burg. Ajo ishte porositësja e vrasjes së Lamajt, i cili kishte ndërprerë lidhjen njëvjeçare me të, si dhe i kishte vjedhur nga shtëpia stoli me vlerë 100 mijë euro.

Angelo Arlotta dhe vëllai i tij Carmelo, bashkëfshatarë të gruas e banues në Muggio, u dënuan me nga 24 e 14 vjet. Carmelo ishte ai që iu tregoi hetuesve fundin e Lamajt, i mbytur me një fill najloni e më pas i murosur në pus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat