Autoritetet greke zbardhin vrasjen e shqiptarit/ E ekzekutoi bashkëkombësi për shkak të ...

Diaspora

Autoritetet greke zbardhin vrasjen e shqiptarit/ E ekzekutoi bashkëkombësi për shkak të ...

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e një 54-vjeçari shqiptar dhe raportohet se autorët janë dy 32-vjeçarë, një me origjinë po shqiptare dhe një grek.

Mediet fqinje shkruajnë se autorët akuzohen për vrasje, vrasje në tentativë dhe rrëmbim personi. Ata dyshohet se kanë tentuar të vrasin edhe tre persona të tjerë, në janar të 2020, në sheshin Agios Sostis në Neos Kosmos.

Ndërsa 32-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje dhe rrëmbim në tentativë kundër një tjetër 41-vjeçari shqiptar, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2020 në Paleo Faliro.

Motivi i vrasjes së shqiptarit, në Neos Kosmos, ishin diferencat financiare midis 32-vjeçarit shqiptar dhe djalit të viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat