E rëndë! Shqiptarë në Greqi marrin peng një 17-vjeçar bashkëatdhetarë të tyre, e rrahin dhe e lënë pa bukë 3 ditë

Diaspora

E rëndë! Shqiptarë në Greqi marrin peng një 17-vjeçar bashkëatdhetarë të tyre, e rrahin dhe e lënë pa bukë 3 ditë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:22
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një grup kriminelësh me shtetësi shqiptare kanë marrë peng një 17-vjeçar shqipëtar për tre ditë duke e lënë pa ushqim.

Mediat greke raportojnë se grupi i kriminelëve e ka stërvitur 17-vjeçarin për të vjedhur turistët nëpër dyçane. 3 dië pasi i mituri u grabit nga krupi shqiptar i kriminelëve u liraua nga një operacion policor.

Grupi me katër persona e kishte takuar 17-vjeçarin në Omonia dhe më pas e rrahën dhe e morën me dhunë në automjetin e tyre duke e çuar në një hotel në qendër të Athinës ku e mbajtën peng. I mituri ka deklaruar se për tre ditë rresht është rrahur nga grupi i kriminelëve dhe është lënë pa bukë. 17 vjeçari kërkoi ndihmë nga një person, të cilin ishte urdhëruar ta grabiste, dhe e deklaroi veten viktimë të rrëmbimit. Në dyqan arriti menjëherë patrulla e policisë dhe bëri të mundur kapjen e dy shqptarëve.

Më vonë gjetën edhe dy të tjerët pranë hotelit. I mituri shqiptar i identifikoi ata si autorë të rrëmbimit, pengmarrjes dhe rrahjes së tij. Tashmë është ngritur një çështje kundër grupit të shqiptarëve që është dërguar në prokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat