Formohet Rrjeti Intelektual Shqiptar (RR.I.SH)

Diaspora

Formohet Rrjeti Intelektual Shqiptar (RR.I.SH)

Nga: Zef Prenka Më: 25 gusht 2021 Në ora: 22:01
Rrjeti Intelektual Shqiptar

Bern, Stuttgart, New York City, London, Wien, Romë, Prishtinë, Tiranë, Shkup, Ulqin, Bujanoc...!

Këto ditë vere, kur pandemia dukej se kishte "ikur", në media shfaqet Rrjeti Intelektual Shqiptar ( RR.I.SH), si projekt alernativ komplet ndryshe nga subjektet dhe asociacionet e deri tashme të njohura në skenën politiko-shoqërore në gjitha trojet shqiptare, por dhe në Diasporë.

Bëhet e ditur (nga disa komunikata të RR.I.SH-it), se ky organizim kishte filluar para 5 vitesh, kur skena politike në trojet shqiptare përjetonte dobësitë dhe paaftësinë për t'u ballafaquar me sfidat, ekonomike, diplomatike,pastaj me organizimin dhe rregullimin e brëndshëm dhe të jetës së përgjithshme të qytetarëve në përgjithësi, nga një grup intelektualësh dhe profesionistësh nga mërgimi.

Ky projekt (sipas disa zyrtarëve të RR.I.SH-it), do jetë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar deri më tani.

Duket se është një gërshetim i strukturave të fuksionalizimit të Koorporatave gjigande punëdhënëse nga Evropa Përëndimore dhe e përshtatur për infrastrukturen  institucionale shtetërore...

Thuhet se RR.I.SH-i nuk do ketë lider, sepse , konsiderojnë se çdo problematikë politiko-shoqërore, vjen pikërisht nga liderizmi, ku, krijohet shtresa e militanteve dhe servilët rreth liderit, me ç'rast nuk mund t'i shpetoj shteti nga kapja dhe privatësia e atij grupi së bashku me liderët e tyre.

RR.I.SH-i do ketë ketë strukturë:

-Organi më i lartë-

◇Kolegjiumi i Drejtorëve dhe Koordinatorëve ->(KDK)

-Organi Ekzekutiv-

◇Drejtoria e Përgjithshme(Ekzekutive)-> (DPE)

-Organet udhëheqëse të proceseve të gjithëmbarshme -

◇Drejtoritë Funksionale Rajonale (DFR),

-Organet Vepruese(Zbatuese) -

◇Zyrat Inspektoriale Profesionale(ZIP)

◇Katedrat Inspektuese(KI).

Me këto organe organizative RR.I.SH-i, do garantonte në mënyrë të sigurtë funksionimin e shtetit ligjor, zhvillimin e shkencës,ekonomisë, diplomacisë etj.

Ndërsa dukurit negative që po ballafaqohet shteti në keto dy dekada, si krimi i organizuar, korrupcioni, zhvatja e fondeve, keq menaxhimi i tenderave etj.nuk kalojnë dhe as që do të shfaqen në jetën praktike të shtetit!

Demokracia do të jetë e barasvlershme me sjelljen dhe respektin ndaj ligjit të çdo individi që jeton dhe vepron brenda territorit të shtetit.

Kultura dhe niveli i sjelljes( politike- shoqërore),të individit, do të çmohen...

Këto janë vetëm disa nga të thënat që kemi dëgjuar nga zyrtarë të RR.I.SH-it, që vërtetë duken interesante dhe shpresëdhënëse për mbarësi kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat