Akuzohen për vrasje, policia norvegjeze shpall në kërkim dy vëllezërit nga Kosova

Diaspora

Akuzohen për vrasje, policia norvegjeze shpall në kërkim dy vëllezërit nga Kosova

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:27
Valon dhe Visar Avdyli

Valon dhe Visar Avdyli, dy vëllezër shqiptarë nga Kosova janë shpallur në kërkim nga policia norvegjeze për një vrasje të ndodhur në Mortensrud më 7 tetor.

Policia e Oslos ka publikuar fotot e dy vëllezërve shqiptarë të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë në Gardermoen pak para se të fluturonin për në Prishtinë të shtunën më 9 tetor.

Vëllezërit akuzohen për vrasjen në bashkëpunim në vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adan i cili u qëllua jashtë shkollës në Lofsrud.

Ata i kanë thënë avokatit të tyre Svein Holden se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Në vitin 2016, vëllezërit Avdyli u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas klauzolës së re kundër terrorizmit.

Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

Image
Hamse Hashi Adan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat