Ishte fshehur në bodrumin e pallatit/ Zbulohet si e qëlloi shqiptarja ish-burrin, çfarë deklaroi në polici

Diaspora

Ishte fshehur në bodrumin e pallatit/ Zbulohet si e qëlloi shqiptarja ish-burrin, çfarë deklaroi në polici

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:25
Klodiana Çela

Mediat greke vijojnë t'i kushtojnë vëmendjen ngjarjes së rëndë, ku shqiptarja Klodiana Çela, qëlloi me armë ish-burrin e saj, duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas raportimeve, Klodiana Çela ka dhënë dy versione të shkaqeve që e detyruan të kryente aktin kriminal.

Mësohet se ajo ka akuzuar ish partnerin e saj, ku pas një lidhje martesore erdhi në jetë një vajzë që sot është 13 vjeç. Klodiana pretendon se babai i vajzës nuk e ka lejuar që ta takojë.

Ndërkohë një akuzë tjetër e ngritur nga e arrestuara është se gruaja e të plagosurit ishte pjesë e një organizate kriminale dhe i kishin marrë vajzën 13-vjeçare. Ajo i ka kërkuar policisë që të arrestojë gruan e ish të dashurit të saj.

Nga ana tjetër policia po heton se si e kishte siguruar armën Klodiana me të cilën qëlloi dy herë ne bark dhe në gjoks babanë e vajzës. Gjithashtu po hetohet se kush janë bashkëpunëtorët e saj që e kanë ndihmuar që ajo t’i bënte pritë 68-vjeçarit.

Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i debatit të madh që pati gruaja nga Shqipëria, e cila pretendon se është artiste, me mjekun okulist, është vogëlushja që atyre u erdhi në jetë 13-vite më parë. Një vendim gjykate i dha të drejtën e kujdestarisë së vajzës babait të saj. Por ky vendim nuk u pranua kurrë nga shqiptarja.

Si ndodhi krimi

Mësohet se pasditen e sotme burri grek ishte jashtë shtëpisë së tij në Chalandri, pasi kishte marrë vajzën nga shkolla. Gruaja shqiptare raportohet se është fshehur në bodrumin e pallatit dhe kur është shfaqur me vogëlushen i është hedhur përpara dhe ka nisur të bërtasë.

Nga sherri ajo ngriti revolen dhe shtypi dy herë këmbëzën. Plumbat e kapën mjekun në bark e gjoks.  Vajza 13-vjeçare ishte dëshmitare e kësaj skene të tmerrshme. Më pas shqiptarja, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, vrapoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia arriti ta arrestonte në një lagje tjetër.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat