Duaje tënden kudo ku je, lansohet Vera e Kosovës në Suedi

Diaspora

Duaje tënden kudo ku je, lansohet Vera e Kosovës në Suedi

Nga: Astrit Gashi Më: 13 mars 2022 Në ora: 18:39
Valbona Shala

Shitja e verës kosovare në Suedi fillon të hënen më 14 mars nga ora 10:00. Për më shumë informacion shtyp butonin e faqës së Systembolages ku do të gjeni verën e kuqe dhe verën e bardhë të prodhuar nga Stone Castle në Rahovec, si prodhim Made in Kosova, duaje tenden duke klikuar në:

https://www.systembolaget.se/sok/?textQuery=kosovo 

Valbona Shala, drejtuese e Dardania Wine AB në Borlenge është përfaqsuse e cila që do ta furnizojë tregun suedez me verërat kosovare, afaristja e njohur shqiptaro- suedeze tregoi se ëndrra e saj për një biznes të këtillë sot iu bë realitet. Ajo falenderoi ambasadën e Kosovës në Stokholm për ndihmën e ofruar dhe pjesëmarrësit në veprimtarinë e sotme.

Ndersa shefja e misionit diplomatik të Kosovës zonja Shkëndije Geci Sherifi, pasi përshëndeti mysafirët, nuk kaloi pa e përmendur edhe luftën në Ukrainë, të shkaktuar nga agresioni rus, ndër të tjera, duke shtuar se, askush nuk mund të bashkëndjejë më shumë me popullin e Ukrainës, se sa ai i Kosovës, i cili në një të kaluar jo të largët, ka përjetuar terror të ngjashëm. Më pas ajo bëri një prezantim rreth mundësive për investime në Kosovë. Programi u pasua nga fjala e përfaqësuses së Stone Castle, znj. Teuta Kurshumlija. 

Programi kulmoi me performancën fantastike të Trios muzikore përbërë nga Pia Ternström, Johanna Halvardsson, udhëhequr nga Rudina Hatipi. Ato performuan pjesë nga muzikali "Tri Verat" autore dhe tekstshkruese e të cilit është Rudina Hatipi, artiste teatrale me origjinë nga Kosova. E veçanta e kësaj performance muzikore-teatrale ishte se një pjesë e saj u këndua edhe në gjuhën shqipe.

Image
Adnan Dibrani Deputet i parlametit Suedez dhe Shkendije Geci Sherifi ambasadore e Kosoves ne Suedi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat