Lansohet Vera e Kosovës në Suedi

Diaspora

Lansohet Vera e Kosovës në Suedi

Nga: Beqir Sina Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, njofton se përmes një programi të pasur, në praninë e shumë të ftuarve nga institucionet suedeze, bota e biznesit, mediet dhe përfaqësitë diplomatike, bëri Lansimin e Verës Kosovare, për herë të parë në Suedi.

Ky eveniment simbas saj u organizua në bashkëpunim me ndërmarrjen Dardania Wine, me bazë në Suedi, në krye me znj. Valbona Shala.

Në njoftim thuhet po ashtu se Ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi, pasi përshëndeti mysafirët, nuk kaloi pa e përmendur edhe luftën në Ukrainë, të shkaktuar nga agresioni rus, ndër të tjera, duke shtuar se, askush nuk mund të bashkëndjejë më shumë me popullin e Ukrainës, se sa ai i Kosovës, i cili në një të kaluar jo të largët, ka përjetuar terror të ngjashëm. Më pas ajo bëri një prezantim rreth mundësive për investime në Kosovë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Programi është u pasuar nga fjala e përfaqësuses së Stone Castle, znj. Teuta Kurshumlija. thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm,

Mysafirëve iu drejtua me një fjalim mbresëlenës edhe drejtoresha ekzekutive e Dardania Wine, znj. Valbona Shala.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

"Programi kulmoi me performancën fantastike të Trios muzikore përbërë nga Pia Ternström, Johanna Halvardsson, udhëhequr nga Rudina Hatipi. Ato performuan pjesë nga muzikali "Tri Verat" autore dhe tekstshkruese e të cilit është Rudina Hatipi, artiste teatrale me origjinë nga Kosova. E veçanta e kësaj performance muzikore-teatrale ishte se një pjesë e saj u këndua edhe në gjuhën shqipe" njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, raporton Bota sot.në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat