Gruaja gjen të vdekur jashtë shtëpisë burrin shqiptar në Itali

Diaspora

Gruaja gjen të vdekur jashtë shtëpisë burrin shqiptar në Itali

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë.

Viktima është Sokol Prenga, 47 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës.

Pasi e shoqja ngriti alarmin në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale.

Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin, njofton tvklan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat