Mërgimtari i njohur në Tik Tok u kërkon bizneseve hiç më pak se 2 mijë euro për reklamë

Diaspora

Mërgimtari i njohur në Tik Tok u kërkon bizneseve hiç më pak se 2 mijë euro për reklamë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 00:07
Rasim Avdyli dhe nisja e tij

Mërgimtari nga Gjermania, Rasim  Avdyli, i njohur për publikun për videot e tij në rrjetin social Tik Tok, së fundi ka treguar ‘shifrën’ e tij për të reklamuar biznese të ndryshme..

Avdyli përmes një videoje të publikuar, ka deklaruar se të gjitha bizneset që duan ta kenë atë si imazh, duhet të paguajnë hiç më pak se 2 mijë euro.

Ai s’ka dhënë detaje tjera se si do t’i bëjë reklamat, mirëpo ka bërë të ditur se do t’i realizojë ato bashkë me bashkëshorten e tij e cila është e nacionalitetit gjerman.

Pikërisht kjo e fundit ka bërë që Avdyli të bëhet viral me videot e tij, ku falënderon hapur bashkëshorten për mundësitë e dhëna që ai të jetojë një jetë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat