Vrasja në Itali, pasi vrau të shoqen shqiptari telefonoi vëllanë; fqinjët: Ziheshin tërë kohës

Diaspora

Vrasja në Itali, pasi vrau të shoqen shqiptari telefonoi vëllanë; fqinjët: Ziheshin tërë kohës

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 08:36 Përditësuar në ora: 09:02 më 24.10.2022
Avni Mecje, Alexandra Elena Mocanu

EMRI/ Vrasja në Itali, pasi vrau të shoqen shqiptari telefonoi vëllanë

Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e rumunes nga bashkëshorti i saj shqiptar në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa autori, Avni Mecje dyshohet të ketë marrë makinën dhe të jetë arratisur drejt vendlindjes.

Viktima është Alexandra Elena Mocanou, e cila punonte banakiere.

Fqinjët kanë dëshmuar për zënka të vazhdueshme të çiftit.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga policia dje rreth orës 17:00, pasi vëllai i autorit telefonoi autoritetet duke i thënë se në një shtëpi në Bolzano ka ndodhur një vrasje.

Autori ka telefonuar të vëllanë, i ka rrëfyer për dhe i ka thënë se duhej të arratisej.
akaq dyshohet që 35-vjeçarja të jetë vrarë një ditë më parë, të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat