Humanisti dhe biznesmeni Lazim Destani në mesin e elitës së trurit shqiptarë në Gjermani

Diaspora

Humanisti dhe biznesmeni Lazim Destani në mesin e elitës së trurit shqiptarë në Gjermani

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 09:42
Lazim Destani

Në Klubin Ekonomik të Dyzeldorfit sot eshte mbajtur nje tubim i mjekeve shqiptare te profileve te ndryshme ku mysafire special ishte ftuar humanisti dhe biznesmeni i njohur nderkombetar z.Lazim Dastani, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

“Pata nderin të jem nikoqir i një pjese të trurit elitar shqiptar në Gjermani e më gjerë.Krenaria dhe çastet e kënaqësisë që sjellin ngjarjet si ajo mbrëmë në Dyzeldorf janë të rralla..” ka thene Destani per Le Canton27.ch

Ai para pjesemarrrsve te keti tubimi te mjekeve shqiptare ne Dyseldorf ka the se “Këtu Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mbajti takimin e vet të radhës ku morën pjesë mbi 200 mjekë, stomatologë dhe fizioterapistë shqiptarë të punësuar nëpër qendra spitalore në qytete të ndryshme të Gjermanisë.”

Përmes ligjëratave dhe diskutimeve ata shkëmbyen përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane.

Profesionalizmi i tyre i dha këtij tubimi karakter të lartë shkencor dhe nderoi gjithë të pranishmit. U ndjeva i nderuar që disa prej tyre pata mundësinë t’i takoj personalisht e të zhvilloj biseda shumë miqësore me ta, ka shtuar Destani

Humanisti dhe biznesmeni nderkombetar Lazim Destani ne mesin e elites se trurit shqiptare ne Gjermani. “Keta mantelbardhe jo vetem “ilaqi” yne por edhe ambasador te kombit..” ka thene z.Destani para mjeje e shqiptare

Krenaria është akoma më e madhe kur i shikojmë bashkëkombësit tanë që, krahas ndërmarrësisë ekonomike, në Gjermani e më gjerë kanë bërë emër nderi edhe në shkencat elitare siç është mjekësia.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat