“Po pres të kthehesh, të bëjmë realitet ëndrrat tona”, postimi emocionues i të dashurës së 28-vjeçarit që humbi jetën gjatë përplasjes së dy trenave në Greqi

Diaspora

“Po pres të kthehesh, të bëjmë realitet ëndrrat tona”, postimi emocionues i të dashurës së 28-vjeçarit që humbi jetën gjatë përplasjes së dy trenave në Greqi

Më: 3 mars 2023 Në ora: 00:02
Nikos Nalbandis me gruan

Një makinist (shofer) treni 28-vjeçar ka qenë mes viktimave që humbën jetën nga aksidenti hekurudhor në Greqi.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi pasi dy trena, njëri për pasagjerë dhe tjetri për mallra, u përplasën teksa ishin duke udhëtuar në të njëjtën linjë.

28-vjeçari Nikos Nalbandis ishte në trenin Intercity 62 dhe humbi jetën menjëherë pas aksidentit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur partnerja e tij me një postim emocionues në rrjetet sociale.

E reja i dha lamtumirën e fundit partnerit të saj me një foto të tyren së bashku, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin e mëposhtëm: “O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu dhe po pres…”

Poshtë postimit, miqtë dhe të afërmit i dhanë gjithashtu lamtumirën e tyre 28-vjeçarit fatkeq.

Kujtojmë se nga aksidenti hekurudhor në Greqi kanë humbur jetën deri më tani 57 persona, ndërsa shumë të tjerë nuk janë identifikuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat