Shqiptari përplas për vdekje të riun me skuter, deklarata prekëse e së ëmës: Sapo kishte gjetur punë

Diaspora

Shqiptari përplas për vdekje të riun me skuter, deklarata prekëse e së ëmës: Sapo kishte gjetur punë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar grek, Giorgos Georgopoulos, ka ndërruar jetë si pasojë e një përplasjeje fatale nga një makinë me drejtues një 60-vjeçar shqiptar.

I riu ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në zonën e Paros në Greqi teksa ishte duke i dhënë skuterit. 26-vjeçari ishte kishte lindur në Kalamatë, miqtë dhe të afërmit patën vetëm fjalë të mira për të thënë për fëmijën e tyre të dashur.

Ai ishte fëmijë i vetëm, ishte rritur pa baba dhe kishte mbaruar studimet për biznes në Kretë. 

Nëna e 26-vjeçarit është shpreshur se ndihet e shkatërruar nga ngjarja e dhimbshme. Shqetësimi i vetëm i nënës së tij ishte që ai të gjente një punë të mirë, gjë që ai e bëri.

I riu punonte në një hotel në Paros, atje shefi i tij i dha një skuter që ta përdorte për përditshmëri në ishull. Askush nuk do e mendonte që skuteri “do i merrte jetën”.

Drejtuesi 60-vjeçar i makinës me origjinë shqiptare është arrestuar ndërsa sipas informacioneve po kontrollohet nëse kishte patentë drejtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat