Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe Pasojave të tij në Shqipëri (ISKK), i kryesuar nga drejtori i saj Dr. Çelo Hoxha, për vizitë në Rumani

Diaspora

Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe Pasojave të tij në Shqipëri (ISKK), i kryesuar nga drejtori i saj Dr. Çelo Hoxha, për vizitë në Rumani

Nga: Beqir Sina Më: 26 prill 2023 Në ora: 21:50
Foto nga takimi

BUKURESHT-RO:,Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojat të Komunizmit dhe Kujtesës në Bukuresht-Rumani, priti këto ditë vizitën e përfaqësuesve të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe Pasojave të tij në Shqipëri (ISKK), të kryesuar nga drejtori i saj Dr. Çelo Hoxha.

Simbas një njoftimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, instituti rumun, thotë se kjo vizitë u shoqërua nga diskutimet që kanë të bëjnë me dy vendeve duke u ndalur në specifikat e punës së dy instituteve atij rumun dhe atij shqiptar. 

Po ashtu gjatë këtyre diskutimeve mes përfaqësuesve nga Tirana, dhe atyre nga Bukureshti është folur simbas këtij njoftime edhe mbi mundësinë e rishikimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen. 

Në bazë të një projekti mirëkuptimi, me një protokoll bashkëpunimi, që sipas tyre do të diskutohet në ditët në vijim.

Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojat të Komunizmit dhe Kujtesës në Bukuresht-Rumani , në një njoftim zyrtar theksonë se : “ Ne kemi përgatitur për delegacionin shqiptar, një vizitë në Institutin e Historisë “Nicolae Iorga” të Akademisë Rumune, në shoqërinë e kolegëve tanë historianë dhe studiues Ovidiu Cristea (Drejtor i Institutit), Claudia Dobre dhe Radu Tudorancea, të cilëve u drejtojmë falënderimet tona për mbështetjen në organizimin e këtij takimi!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat