Zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që i mori jetën shqiptares në Itali

Diaspora

Zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që i mori jetën shqiptares në Itali

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:08
Daniela Neza

Detaje të reja janë zbuluar nga policia italiane, në lidhje me ekzekutimin e shqiptares Daniela Neza nga ish i dashuri.

Sefayou Sow, 27-vjeçari me origjinë nga Guinea i cili ndodhet në burg, ka thënë para hetuesve se mbante një armë, pasi ai kishte dyshime se donin ta vrisnin.

Sipas tij, armën që dhe kreu krimin e rëndë, e mbante për vetëmbrojtje. 27-vjeçari kishte frikë se do të vritej, për shkak të kërcënimeve që kishte marrë javët e fundit.

Ai i mori jetën me dy të shtëna pistolete 29 vjeçares me origjinë shqiptare, Daniela Neza. Arma që ai posedonte ishte një bashkim pjesësh nga armë të tjera. 

Sipas Sow, i cili u përlot disa herë gjatë marrjes në pyetje, dikush e kërcënoi së fundmi. Ai foli për kërcënime me vdekje, ndaj e mbajti armën në makinën e tij, shkruan "Primocanale.it".

Sefayou Sow i ishte refuzuar edhe licenca për armë zjarri. Në lidhje me vrasjen e të dashurës, ai shpreh pendesë ndërsa ka thënë se i vjen keq. 

"Nuk e kam problem të qëndroj në burg, vetëm më vjen keq që e vrava", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat