Ishte duke punuar në arë, arratiset i burgosuri shqiptar në Greqi

Diaspora

Ishte duke punuar në arë, arratiset i burgosuri shqiptar në Greqi

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur dy ditë më parë nga burgu rural i Tiryns në Greqi. 

Ngjarja është bërë publike dje në media.

Ky i burgosur ishte duke punuar si punonjës i jashtëm në arat pranë qendrës së paraburgimit dhe tashmë autoritetet po hetojnë arrestimin e tij dhe rrethanat në të cilat ai u arratis.

Vlen të theksohet se punonjësit e burgjeve rurale të Tirynit janë ankuar vazhdimisht për mungesën e personelit në IEVP ku ata shërbejnë dhe kanë kërkuar menjëherë forcimin e tij për ruajtjen më të mirë të të burgosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat