Kërcënonte të dashurin me bomba molotov, burg për 21-vjeçaren shqiptare në Greqi! S’pranonte ndarjen

Diaspora

Kërcënonte të dashurin me bomba molotov, burg për 21-vjeçaren shqiptare në Greqi! S’pranonte ndarjen

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Një 21-vjeçare shqiptare është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata Penale Autonome e Rodos, pas sulmit që i bëri ish-partnerit.

Sipas medias greke dimokratiki.gr, e reja u shpall fajtore për kërcënime dhe fyerje të partnerit të saj 26-vjeçar, po shqiptar dhe dëmtim të motorit të tij.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2023, në shtëpinë e 26-vjeçarit në Rodos. Konkretisht, në orën 7:15 e reja ka shkuar në shtëpinë e tij, e ka kërcënuar, i ka shkaktuar dëme motorit dhe më pas është larguar.

E akuzuara është gjetur në orën 09:25 të datës 18 shtator nga punonjës policie të ekipit të DIAS-it, të cilët e kanë arrestuar.

26-vjeçari ka pohuar në gjykatë se që nga shkurti i 2023-ës ai ka dalë herë pas here me 21-vjeçaren që jeton në Rodos me babain e saj, por nuk kishin pasur një lidhje. Sipas tij në vitin 2018, ajo ishte shtruar në një klinikë psikiatrike dhe merrte mjekim.

Sipas deklaratës së tij, 21-vjeçarja shqiptare e kishte kërcënuar gjithashtu se do t’i digjte shtëpinë dhe makinën. Në korrik, kur ai i shprehu dëshirën për të shkëputur marrëdhënien, ajo filloi ta kërcënonte atë dhe familjen e tij. Sipas 26-vjeçarit, vajza e kërcënoi se do i digjte shtëpinë dhe makinën e tij dhe do e dërgonte në spital, nëse do e shihte me një vajzë tjetër.

Në gusht, teksa vazhdonte kërcënimet, i riu u takua me 21-vjeçaren që t’i kërkonte të ndalonte kërcënimet dhe ofendimet, por ajo e priste me një shkop në dorë dhe sapo e pa e sulmoi. Djali u shmang dhe shkopi u përplas mbi makinën.

Më 18 shtator, në mëngjes kur i riu doli nga shtëpia e të atit për të shkuar në punë, u përball me vajzën e cila filloi ta kërcënonte se do e bënte për spital dhe se do hidhte bomba molotov në shtëpinë e tij. Më pas ajo e gjuajti me shuplakë dhe e rrëzoi motorin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat