Familja shqiptare ishte kundër martesës së vajzës me kroatin, e kidnapojnë nga shtëpia e të fejuarit

Diaspora

Familja shqiptare ishte kundër martesës së vajzës me kroatin, e kidnapojnë nga shtëpia e të fejuarit

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 09:10
Policia

Kallëzim penal është ngritur ndaj një 57-vjeçari dhe një 38-vjeçari të cilët i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme një të reje shqiptare.

Jutarnji shkruan se xhaxhai 57-vjeçar së bashku me asistentin e tij 38-vjeçar rrëmbyen mbesën e tij nga shtëpia e burrit nga Zagrebi me të cilin ajo duhej të martohej të shtunën e kaluar.

Pasi u morën në pyetje nga prokuroria, gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Zagreb i caktoi dy të dyshuarit meshkuj një muaj paraburgim për t’i penguar ata të ndikojnë mbi dëshmitarët apo të përsërisin krimin. Jutarnji mëson se dyshja në fakt po përmbushnin porosinë e familjes së shqiptares.

Nëna e vajzës së re jeton në Maqedoninë e Veriut dhe nuk e miratoi lidhjen e vajzës së saj me një burrë nga Zagrebi. Ankesa e saj më e madhe dyshohet se lidhej me kombësinë e të riut, e cila është kroate. Ndaj ajo ka kontaktuar me të dyshuarin 57-vjeçar i cili jeton në Kroaci dhe është daja i të resë shqiptare.

Ajo i kërkoi që ta ndihmonte ta kthente vajzën e saj në Shqipëri, madje edhe të përdorte forcën nëse do të ishte e nevojshme. Hetuesit supozojnë se xhaxhai 57-vjeçar e ka thirrur për ndihmë 38-vjeçarin dhe se të dy kanë shkuar me makinë në shtëpinë në Novi Zagreb ku jetonte mbesa me të fejuarin dhe prindërit e tij pak ditë më parë.

Jutarnji tregon se dyshja e kanë tërhequr zvarrë vajzën e re zbathur dhe me këmishë nate nga shtrati, e më pas nga shtëpia, pas së cilës janë larguar në drejtim të panjohur. I fejuari i vajzës së re dhe babai i tij tentuan pa sukses të parandalonin rrëmbimin e vajzës. Megjithatë, ata kanë arritur të filmojnë furgonin me të cilin janë larguar rrëmbyesit dhe kanë njoftuar policinë për gjithçka.

Menjëherë efektivët e policisë i gjetën rrëmbyesit, ndonëse gjatë arratisjes i ndërruan rrobat e së resë shqiptare dhe i ndërruan automjetin. Ata ndodheshin në shtëpinë e 38-vjeçarit të dyshuar. Dyshja e dyshuar e pranoi fajin gjatë paraqitjes së mbrojtjes. Vajza e re u kthye te i fejuari i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat