Ambasadori Bajraktari takon eurodeputetin bullgar

Diaspora

Ambasadori Bajraktari takon eurodeputetin bullgar

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:46
Ambasadori Bajraktari dhe Eurodeputeti Kyuchyuk

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje, Haxhi Bajraktari se bashku me diplomatet Bujar Deskaj e Bekim Misini kanë pritur në një takim eurodeputetin bullgar, nga radhët e grupimit liberal, Ilhan Kyuchyuk.

Ambasadori Bajraktari duke falënderuar eurodeputetin Kyuchuk për qëndrimet e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, e ka vlerësuar atë si një nga zërat me të rëndësishëm të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian.

Sipas Ambasadorit, Institucionet e Republikës se Kosovës, nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç transmetimit të se vërtetës dhe eurodeputeti Kyuchyuk me qëndrimet e tij është pikërisht zëri i së vërtetës së rrjedhave që përshkojnë zhvillimet në Kosovë, duke venë theksin tek qëndrimet e z. Kyuchyuk në sesionin e kaluar në lidhje me agresionin e hapur serb ndaj Kosovës më 24 shtator të këtij viti.

Nga ana tjetër, eurodeputeti Kyuchyuk ka thënë se mbetet i përkushtuar për mbështetjen e Republikës së Kosovës në rrugën e saj euro-integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat