Kirchdorf an der Krems të Austrisë Manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit Kombëtar

Diaspora

Kirchdorf an der Krems të Austrisë Manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit Kombëtar

Nga: MIFTAR ZAGRAGJA Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 17:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Manifestimin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe përvjetorin e 111 Pavarësisë së Shqipërisë: Shoqata Humanitare Kulturore Sportive, , 28 Nëntori “, e mbajti në Gasthaus Schinagl në Klaus e pronarit: Fehmi Hasani. Shoqata Humanitare Kulturore Sportive , , 28 Nëntori” në Kirchdorf an der Krems të Austrisë dhe qytetet përreth organizuan kremtimin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe përvjetorin e 111- të të Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi filloi me intonimin e Himnit Kombëtar. Salla e stërmbushur me mërgimtarë ishte stolisur me flamuj e piktura, si dhe me foto të burrave të mëdhenj të kombit, veprimtaria e të cilëve ndërlidhej me këtë datë tonën historike.

Manifestimin e hapi moderatoja Bukurije Hasani, i cili u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i përgëzoi për këtë festë. Në vazhdim ajo shkurtimisht foli për rëndësinë e 28 Nëntorit dhe për pavarësinë e Shqipërisë. Ajo rikujtoi se në ditën e 28 nëntorit të vitit 1912 në Vlorën heroike, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemail Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kuqezi. Prandaj, këtyre ditëve në çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarët festohet kjo datë e jona historike që lidhet me Ditën e Flamurit Kombëtar dhe me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe rikujtohet se 28 nëntori shënon edhe ditën e daljes së parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Moderatorja pastaj ia dha fjalën kryetarit të Shoqatës Humanitare Kulturore Sportive Shqiptare , , 28 Nëntori” në Kirchdorf an der Krems të Austrisë, zotëri Imer Aliu, i cili po ashtu u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i përgëzoi për këtë festë. “Të nderuar vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj, të dashur fëmijë, të rinj dhe të reja, familje dhe veprimtarë, mirë se keni ardhur në festën e madhe të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe të 111-vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar. Të nderuar udhëheqës dhe anëtarë të kryesive të shoqatave shqiptare që veprojnë në Austri, ju faleminderit që jeni prezentë këtu që këtë kremte për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar ta kalojmë së bashku dhe nga këtu të përcjellim urimin tonë të përbashkët për të gjithë mërgimtarët shqiptarë kudo që janë.

Falënderojmë Kryesinë e Shoqatës Humanitare Kulturore Sportive Shqiptare , , 28 Nëntori” në Kirchdorf an der Krems që me përkrahje financiare ndihmoi në vazhdimësi si, z. Selver Ramabaja, z. Ermend Mullabazi, z. Ismajl Demiri, z. Vesel Ramabaja dhe z. Fadil Hasani. Një falënderim i veçantë edhe mysafirët e nderit që ishin të pranishëm. Miftar Zagragjen , Muhamet Mekollin dhe Ahmet Zeka dhe Faton Bytyqi, edhe këngëtaret e mirënjohura, instrumentalisti : Perparim Ukaj dhe këngëtarja Shemsije Gashi . Shoqatën Humanitare Kulturore Sportive Shqiptare , , 28 Nëntori” në Kirchdorf an der Krems të Austrisë meritojnë respekt për punën e tyre me shumë përkushtim dhe për kontributin konkret për t’i bashkuar në një rast kremteje shqiptarët nga shoqatat shqiptare nga e tërë Austria për nder të festës së 28 Nëntori – Ditës të Flamurit Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat