Kapen mbi 26 kg kanabis pranë kufirit me Greqinë, në pranga dy shqiptarët që trafikuan drogën

Diaspora

Kapen mbi 26 kg kanabis pranë kufirit me Greqinë, në pranga dy shqiptarët që trafikuan drogën

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:22
Droga

Mbi 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar pranë kufirit greko-shqiptar, në Kapshticë.

Raportohet se operacioni i zhvilluar nga policia kufitare greke nisi me kontrollin në një banesë në pronësi të një shtetasi grek, aty ku u gjetën 27 pako me kanabis me peshë totale 26.2 kilogramë.

Nga hetimet rezulton se këtë sasi droge e kanë futur në Greqi dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme në orët e para, përmes një automjeti, dhe më pas e kanë çuar në banesën e grekut 36 vjeçar.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat