​Vdes veprimtari dhe humanisti në Slloveni Gani Saramti

Diaspora

​Vdes veprimtari dhe humanisti në Slloveni Gani Saramti

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 10:20
Gani Saramti

Në moshën 82 vjeçare në Slloveni ka ndërruar jetë veprimtari, aktivisti dhe humanisti, Gani Saramati.

Lajmi për vdekjen e tij pikëlloi njerëzit që e njihnin por edhe të gjithë komunitetin në Slloveni, si dhe në vendlindjen e tij.

Gani Saramti ka lindur në fshatin Dobrush të Komunës së Prizrenit. Ai emigroi në Slloveni në moshën 17 vjeçare.

Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur humanitare dhe kontributi të vyer në fushën e bashkatëdhetarëve por gjithashtu do të kujtohet edhe për angazhimin e tij në mbështetjen e të varfërve dhe në ndërtimin e urave midis kulturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat