“Reaguam vetëm kur…”- Zbardhet dëshmia e një prej të plagosurve në Athinë, ku autori dyshohet se është shqiptar!

Diaspora

“Reaguam vetëm kur…”- Zbardhet dëshmia e një prej të plagosurve në Athinë, ku autori dyshohet se është shqiptar!

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku një person që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj disa të rinjve grekë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku person gjakftohtë nxjerr armën dhe qëllon  mbi tre persona, të cilat ndodhen në spital.

Skai.gr shkruan se dy personat që janë konfliktuar me disa të rinj nga Kreta janë pjesë e  një “bande” shqiptarësh, që janë aktivë në qendër të Athinës dhe në Gazi.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e një prej personave të plagosur, i cili ndodhet në spital.

“Ne nuk i njihnim dhe nuk kishim ndonjë mosmarrëveshje me ta,” ka thënë në polici i plagosuri.

Sipas burimeve policore, i plagosuri ka dëshmuar gjithashtu se “grupi i tij nuk ka bërë asnjë lëvizje për të “provokuar” zemërimin e shoferit dhe  pasagjerit të makinës, por thjesht reagoi kur shoferi futi xhipin në një pellg me ujë duke i lagur ata”.

Megjithatë, referuar pamjeve filmike media greke ngre pyetjen: A janë takuar rastësisht, apo kanë pasur ndonjë konflikt më parë në lokalin ku të rinjtë nga Kreta ishin duke u argëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat