Arrestohet një 29-vjeçar nga Kosova në Itali, abuzoi me ish-partneren e tij për vite të tëra

Diaspora

Arrestohet një 29-vjeçar nga Kosova në Itali, abuzoi me ish-partneren e tij për vite të tëra

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Ditëve të fundit, autoritetet në Brunico (qyteti më i madh në Luginën Puster të provincës italiane të Tirolit Jugor) kanë arrestuar një 29-vjeçar nga Kosova. Ai dyshohet për disa shkelje.

Sipas “tageszeitung”, personi në fjalë kishte abuzuar, rrahur, kërcënuar dhe nënçmuar publikisht ish-partneren e tij për vite.

“Kështu, ajo vendosi t’i njoftonte zyrtarët. Si pasojë, gjykata në Bolzano, në bazë të hetimeve, ka lëshuar një ndalesë për t’iu afruar gruas e po ashtu ndalesë edhe për shtëpi. Megjithatë, 29-vjeçari vazhdimisht ka tentuar t’i afrohet gruas muajve të fundit duke tentuar të futet në apartament”, shkruan “unsertirol24”.

Ndërkaq, më 10 dhjetor, forcat e Karabinierit kapën 29-vjeçarin afër shtëpisë së ish-partneres së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat